“Djajtë e Kuq” gjenden në vendin e gjashtë në tabelë dhe rrezikojnë të mbesin jashtë Championsit për sezonin tjetër.
Tabloidi britanik “The Sun” raporton se klubi nga “Old Trafford” planifikon të bëjë revolucion në ekip për sezonin e ardhshëm.
Madje, sipas këtij mediumi, janë plot 12 futbollistë që pritet të largohen nga “Teatri i Ëndrrave” në fund të sezonit.
Bëhet fjalë për lojtarët si: Paul Pogba, Jesse Lingard, Edinson Cavani, Nemanja Matic, Juan Mata, Lee Grant, Phil Jones, Alex Telles, Aaron Wan-Bissaka, Eric Bailly, Marcus Rashford e Anthony Martial.
E dyshimtë është edhe e ardhmja e Cristiano Ronaldos tek United. Ylli portugez po ashtu mund të largohet nga “Old Trafford” nëse ekipi i tij aktual nuk arrin të futet në Top 4 për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.