Në nëntor të vitit të kaluar, Xavi prezantoi një sërë rregullash të reja në një përpjekje për të ndryshuar formën e dobët të klubit. Një nga rregullat ishte që futbollistët duhet të jenë në shtëpi para mesnatës në përgatitjen e një loje.
Barcelona tregoi shenja përmirësimi që atëherë. Skuadra e ka nisur fuqishëm sezonin 2022/23, duke fituar tri nga katër ndeshjet e para në La Liga.
Nga sot e tutje, futbollistëve u është ndaluar të përdorin rrjetet sociale; “Twitter”, “Instagram”, “Facebook” ose ndonjë platformë tjetër të mediave sociale gjatë kohës sa futbollistët janë të përfshirë në aktivitete me ekipin, sipas “Cadena SER”.
Kujtojmë se këto ishin 10 rregullat e vendosura më herët, sipas asaj që kishte raportuar gazeta spanjolle “AS”:
1. Lojtarët duhet të vijnë 90 minuta para fillimit të stërvitjes.
2. Stafi duhet të mbërrijë dy orë përpara fillimit të stërvitjes.
3. Lojtarët duhet të hanë në terrenin stërvitor të klubit.
4. Gjobat janë kthyer.
5. Gjobat do të dyfishohen për kundërvajtje/shkelës të përsëritur.
6. Lojtarët duhet të jenë në shtëpi para mesnatës dy ditë para ndeshjes.
7. Lojtarët duhet të japin gjithçka në stërvitje.
8. Aktiviteti i lojtarit jashtë fushës do të monitorohet.
9. Aktivitetet ‘të rrezikshme’ nuk lejohen më.
10. Një imazh i mirë është thelbësor.