Erling Haaland mund të quhet lojtar i Manchester Cityt, raporton The Athletic.
Sulmuesi norvegjez thuhet se tashmë i ka kaluar testet mjekësore dhe do të nënshkruajë gjatë kësaj jave kontratën që e mbanë në Etihad Staidum deri në qershor të vitit 2027.
Haaland do të fitojë një pagë mbi 400 mijë euro, derisa me bonuse ajo shkon mbi 500 mijë euro, nëse arrin t’i plotësojë kushtet e ofruara nga Citizens.
Me transferimin e tij, Manchester City do të kishte një skuadër që mund t’i ketë frikën çdo skuadër, shtuar këtu edhe Pau Torresin e Frenkie de Jongun.