Një pamje e rrjedhur e ekranit që tregon rezultatet e Topit të Artë 2022 ka hyrë në Twitter.
Dhe fituesi i raportuar është Karim Benzema!
Vinicius Junior (4), Luka Modric (8) dhe Thibaut Courtois (10) janë gjithashtu në top 10.
Lewandowski është lojtari i vetëm i Barcelonës në këtë listë, ndërsa vendin e 2-të dhe të 3-të e ndajnë Mane me Salah, lojtarë që arritën finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid.
Këtë herë, fituesi është shumë i qartë për gjithkënd, pasi Benzema ka pasur një sezonë të çmendur, duke qenë lojtari kryesor i Real Madrid drejt një fitore të rrallë të Ligës së Kampionëve.
Për kujtesë, këtë herë çmimin do ta marrë vetëm lojtari më i mirë i sezonit 2021/22.
Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë do të zhvillohet më 17 tetor.