Çdo vendim në lidhje me të ardhmen e Lionel Messit nuk do të merret deri pas Kupës së Botës, pavarësisht raporteve se ai ka rënë dakord për një rikthim në Barcelonë.
Raportime të shumta kanë pohuar se ai do të rikthehet te Barcelona dhe të bashkohet me Xavin verën e ardhshme, por Goal.com raporton se asgjë nuk është vendosur – apo nuk do të vendoset – para përfundimit të Kupës së Botës.
Nuk është çudi, PSG-ja dëshiron ta mbajë 35-vjeçarin në kryeqytetin francez dhe dëshiron t’i ofrojë atij një marrëveshje të re për të lidhur të ardhmen e tij.
Ata ende nuk e kanë paraqitur një marrëveshje të tillë, por struktura e kontratës së mundshme ka të ngjarë të jetë një zgjatje fillestare njëvjeçare me opsionin për 12 muaj të tjerë.
Megjithatë, fokusi i plotë i Messit është aktualisht të ndihmoj PSG-në dhe Argjentinën drejt trofeve.
Kupa e Botës është një trofe që nuk e ka fituar në karrierën e tij deri tani dhe turneu i këtij viti mund të jetë i fundit për vendin e tij. Për këtë arsye, ai nuk do të marrë një vendim derisa të përfundojë kjo, që do të thotë se e ardhmja e tij do të mbetet e pavendosur deri në vitin e ri.