Barcelona është në bisedime të avancuara për të firmosur kontratat e reja me Gavin dhe Ronald Araujon.
Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit pothuajse kanë arritur marrëveshjen me futbollistët.
Kontrata e Gavit skadon në vitin 2023, sikurse edhe e Araujos.
Klubi spanjoll u ka ofruar dy lojtarëve kontrata katërvjeçare me rritje të pagës.
Gavi këtë edicion ka bërë 32 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asistime.
Mbrojtësi Aarujo ka 29 ndeshje dhe ka shënuar tri gola.