Qendërmbrojtësi Samuel Umtiti karrierën do ta vazhdojë në Serie A.
“Diario Sport” ka shkruar të hënën se francezi do t’i bashkohet Lecces, ekip i rikthyer këtë edicion në elitën e futbollit të Italisë. Umtiti te Lecce do të huazohet për një vit, ndërsa ekipi italian do ta ketë të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit.
28-vjeçari që nuk bën pjesë në planet e Barcelonës, ekipit italian do t’i bashkohet gjatë kësaj jave.
Ai është pjesë e Barcelonës prej vitit 2016 dhe ka kontratë deri në vitin 2026. Lecce në dy ndeshjet e parë në Serie A ka regjistruar po aq humbje.