Bayern Munich zyrtarisht ka bërë të ditur se nuk do të nënshkruajnë me Cristiano Ronaldon në janar.
Shefi ekzekutiv i Bayernit, Olivier Kahn, ka thënë se çështja e Ronaldos është marrë parasysh, por strategjia është e ndryshme.
“Mund të përjashtoj një lëvizje të Cristiano Ronaldos. E kemi marrë parasysh, është pjesë e punë sonë, të gjithë e duam Ronaldon, por strategjia është e ndryshme”.
“Ne kemi një ide të qartë, një filozofi të qartë se si duhet të bashkohet skuadra jonë dhe nuk do të vazhdojmë me bisedimet për Ronaldon”, është shprehur Kahn për Skysport.