Klubi spanjoll, Sevilla ka shkarkuar edhe zyrtarisht trajnerin e tyre, Julen Lopetegui, pas një fillimi të tmerrshëm të sezonit.
Sevilla e ka nisur në mënyrën më të keqe sezonin e tyre duke fituar vetëm një ndeshje nga shtatë javët e para në La Liga dhe duke humbur dy dhe barazuar një nga tri ndeshjet e para të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Kjo formë e dobët e sidomos humbja e fundit në shtëpi nga Borussia Dortmund me rezultat 4-1 ka bërë që drejtuesit e klubit të vendosin largimin e Lopeteguit.
Është vet klubi andaluzian që ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare se kanë ndarë rrugët me trajnerin e njohur.
ℹ️ Julen Lopetegui has been relieved of his duties.
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) October 5, 2022