Timo Werner pësoi një lëndim në kyçin e këmbës mbrëmë në fitoren ndaj Shakhtar Donetsk.
Testimet e bëra sot në skuadrën e Leipzig treguan se ai për fat të keq ka këputur ligamentin në kyçin e tij të majtë dhe për këtë arsye do të jetë jashtë për pjesën tjetër të vitit 2022.
Sulmuesi do të mungojë në Kupën e Botës Katar 2022 që do të fillojë me 20 nëntor.
Kujtojmë se kombëtarja e tij, Gjermania është në grup me Japoninë, Kosta Rikën dhe Spanjën.